Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë kryer 140 testime për COVID-19.

IKSHPK-ja bën të ditur se nga 140 testime për COVID-19 të cilat janë bërë të martë, 18 kanë rezultuar poziitve, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, IKSHPK-ja njofton se gjatë ditës së martë 7 persona janë shëruar nga ky virus.

Ndërsa, është raportuar për një viktimë nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 62 raste aktive me COVID-19.