Një rast poztiv me COVID-19 në Suharekë, 130 në tërë vendin

20.10.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë […]

Një rast poztiv me COVID-19 në Suharekë, 130 në tërë vendin Foto: SuharekaOnline

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.