Një polic aktualisht paguhet 392 euro, Sindikata e PK-së e quan të papranueshëm dhe diskriminues Projektligjin e Pagave

15.02.2022

Zeqiri ka folur lidhur me shqetësimet e zyrtarëve policor si dhe për gjendjen në të cilën gjendet ky institucion i sigurisë. Kryetari i SPK-së ka folur gjithashtu edhe për Projektligjin e Pagave, ku ka thënë se për ta është i papranueshëm një projektligj i tillë i cili u është ofruar. Ai tha se është e […]

Zeqiri ka folur lidhur me shqetësimet e zyrtarëve policor si dhe për gjendjen në të cilën gjendet ky institucion i sigurisë.

Kryetari i SPK-së ka folur gjithashtu edhe për Projektligjin e Pagave, ku ka thënë se për ta është i papranueshëm një projektligj i tillë i cili u është ofruar.

Ai tha se është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera.

“Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera”, ka thënë Zeqiri.

Po ashtu, Zeqiri ka shtuar se për Policinë e Kosovës kjo është diskriminuese, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro.

“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”, u shpreh Zeqiri.

Ndër tjerash, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka thënë se shqetësim për PK-në është edhe sigurimi shëndetësor, që tash e sa vite është duke u folur për një gjë të tillë.