Një person me syze, me maskë dhe kapelë dorëzoi 4000 dosje të Gjykatës Speciale në zyret e OVL të UÇK-së
Sot në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Në një konferencë për media përfaqësues të OVLUÇK-së thanë se në këtë paketë ka materiale, dikur rreth katër mijë dosje të Gjykatës Speciale, ndërsa në zyrat e tyre […]
Sot në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.
Në një konferencë për media përfaqësues të OVLUÇK-së thanë se në këtë paketë ka materiale, dikur rreth katër mijë dosje të Gjykatës Speciale, ndërsa në zyrat e tyre është dërguar rreth orës 09:15
Nasim Haradinaj nga kjo organizatë tha se fillimisht janë befasuar nga kjo pako me materiale.
“Po e dëshmon atë që deputetët tanë, qeveria jonë, ata që e kanë votuar këtë Gjykatë definitivisht dëshmohet se janë pre, faqezi e renegatë, njerëzit më të dëmshëm që nuk ja duan të mirën Kosovës… sepse të legjitimosh një gjykatë një etnike, një gjykatë qoftë edhe në emër të ndërkombëtarëve, që fatkeqësisht do të shohësh këtu që kanë rënë pre e karrem e vet Serbisë dhe njerëzve të Millosheviqit e kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë Kosovën…”, tha ai, raporton Telegrafi.
“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Hysni Gucati.
Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.
“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.