Një person i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti fatal në afërsi të Suharekës

18.08.2019

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale. Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tregoi se nga ky aksident 1 person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar. “Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar […]

Një person i vdekur dhe katër të lënduar nga aksidenti fatal në afërsi të Suharekës Foto: Ilustrim

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident trafiku me pasoja fatale.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tregoi se nga ky aksident 1 person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marre lëndime trupore.

Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim.”, u shprehë Hoxha.

Dëshmitarë të rastit kanë thënë se personi i cili ka shkaktuar këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ai ka rrëfyer edhe momentin kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Në këtë aksident ka mbetur e vdekur një vajzë rreth 18 vjeç. Personi i cili e ka shkaktu këtë aksident ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kur na u ndalem, ata që kanë pshtu prej aksidentit thanë që gati qe një orë ka ndodhë aksidenti”, thotë dëshmitari A. G.

Sipas tij, personi i cili e ka goditur veturën nga mbrapa e që e vdekur ka mbetur një vajzë, ka qenë me targa të huaja.

“Vetura e cila e ka goditur këtë veturën e aksidentuar, e ka prekur nga mbrapa dhe pastaj ajo është rrokullisur. Vetura tjetër, ka ikur në drejtim të Prizrenit”, tha ndër të tjera dëshmitari.