Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet

14.02.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK është sjellë një person pa shenja jete, ku nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së tij.

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, policia nis hetimet Foto: Ilustrim

Policia rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshuar”, si dhe ka hapur rast hetimi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën “Zija Shemsiu”, rreth orës 18:00.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë në QKUK pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së