Një orë e gjysmë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, kolona arrin 1 kilometër

04.08.2022

Disa nga bashkatdhetarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kanë kryer pushimet verore, ku i kaluan së bashku me familjarët e tyre. Në dalje të vendkalimit kufitar në Merdare janë rikthyer pritjet deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona është deri në 1 kilometër. Kurse sa i përket […]

Një orë e gjysmë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, kolona arrin 1 kilometër Foto: Ilustrim

Disa nga bashkatdhetarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kanë kryer pushimet verore, ku i kaluan së bashku me familjarët e tyre.

Në dalje të vendkalimit kufitar në Merdare janë rikthyer pritjet deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona është deri në 1 kilometër.

Kurse sa i përket hyrjes në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare, pritjet janë vetëm deri në 10 minuta dhe se nuk raportohet për ndonjë kolonë të automjeteve.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, si ajo te Dheu i Bardhë raportohet për situatë thuajse të njëjtë.

Në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë diku rreth 1 orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve ka arritur deri në 1 kilometër. Ndërsa për hyrje në Kosovë kolona është deri në rreth 30 metra e pritjet janë 10 minuta.

Ndryshe, në pikat kufitare të tjera që lidhin Kosovën me shtetet fqinje, pritjet nuk janë më shumë se rreth 20 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën vendkalim kufitar në hyrje.