Një nga Kosova dhe një nga Shqipëria në mesin e tre viktimave në aksidentin në Portogruaro të Venecias

08.12.2023

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Portogruaro të Venecias në Itali, ku në mesin e tre të vdekurve janë dy shqiptarë. Siç raportojnë mediat italiane, viktimat janë dy djem dhe një vajzë, të gjithë 20 vjeç. Makina me të cilën udhëtonin viktimat, për arsye që do të […]

Një nga Kosova dhe një nga Shqipëria në mesin e tre viktimave në aksidentin në Portogruaro të Venecias Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Portogruaro të Venecias në Itali, ku në mesin e tre të vdekurve janë dy shqiptarë.

Siç raportojnë mediat italiane, viktimat janë dy djem dhe një vajzë, të gjithë 20 vjeç.

Makina me të cilën udhëtonin viktimat, për arsye që do të duhet të konstatohen, ka dalë papritur nga rruga dhe është futur në ujërat e lumit Lemene.

Aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të makinës nga drejtuesi i mjetit, kosovari A.Hoti, i cili më pas ka vdekur bashkë me dy persona të tjerë.

Zjarrfikësit kanë kërkuar menjëherë mbështetje nga zhytësit e Vicencës. Stafi i njësisë kreu një kontroll nënujor dhe lidhi makinën, e cila u tërhoq me vinçin me trupat e pajetë të tre të rinjve brenda, siç u vërejt nga stafi mjekësor i Suem.

Siç thuhet në raportimin e mediave italiane, edhe vëllai i A.H, vdiq në një aksident automobilistik në maj të këtij viti, në Portogruaro.