Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit ku vdiqën 10 mërgimtarë

27.07.2021

Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod. Policia kroate e ka sjellë sërish shoferin e autobusit në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai është parë duke u shfaqur në […]

Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit ku vdiqën 10 mërgimtarë Foto: Ilustrim

Shoferi i autobusit të kompanisë “Deva Tours”, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod.

Policia kroate e ka sjellë sërish shoferin e autobusit në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai është parë duke u shfaqur në Gjykatë i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

lajm në zhvillim

Shoferi i autobusit dërgohet sërish në gjykatë, pritet të dëshmojnë pasagjerët

14:30 Shoferi i autobusit është sjellur sërish nga policia kroate në Gjykatën e Qarkut të Slavnoski Brod. I njëjti është parë duke u shfaqur në Gjykatë i shoqëruar nga policia si dhe me pranga në duar.

Gjatë kësaj kohe pritet të dëgjohen dëshmitë e pasagjerëve që ishin në autobus kur ndodhi aksidenti, ku si pasojë humbën jetën 10 persona.

E dy pasagjere të cilat nuk kishin arritur t’i ndërrojnë rrobat, policia i ndihmoi të futen në objekt. Ato janë parë të veshura me ndërresa të reprezentacionit të Kroacisë, që u janë dhuruar mbrëmë nga qytetarët

26 mërgimtarë që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

13:16 26 udhëtarë që shpëtuan mrekullisht nga aksidenti që i la të vdekur 10 persona që ishin brenda me ta, do të nisen për në Kosovë në orën 16:30, raporton Index.hr

“Sot në 16:30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do të dërgohen në Osijek, ku po i pret një aeroplani që do të niset për në Prishtinë”, thuhet në një deklaratë nga Qarku Brod-Posavina, ku po qëndrojnë ata që pësuan më së paku nga ky aksident i tmerrshëm.

Dy ambulanca janë siguruar po ashtu për ta bërë transportin e disa të lënduarve në Zagreb.

Kështu duket pas aksidentit, autobusi që u mori jetën 10 mërgimtarëve kosovarë

11:24 Dy ditë pas aksidentit të tmerrshëm në Slavonski Brod, janë publikuar pamjet e autobusit të Deva Tours, ku mbetën të vdekur 10 njerëz e mbi 40 të tjerë u lënduan.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi kroat 24sata, autobusi në pjesën e poshtme është shkatërruar dhe shumicën e xhamave i ka të thyera

Foto: Franjo Lepan 24sata

Avokati i shoferit të autobusit që shkaktoi tragjedinë: Mua s’më tha se e zuri gjumi

10:41 52-vjeçari do të mbrohet juridikisht edhe nga avokati tjetër Ljubo Pavasoviq Viskoviq.

“Në asnjë moment ai nuk më tha se e zuri gjumi”, tha Igor Cisper, avokati i shoferit, duke shtuar se nuk mund tregojë se çfarë i ka thënë klienti i tij.

Por të dielën, zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjiq, tha seshoferi i kishte thënë se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” kishte deklaruar Pranjiq.

Shoferi 52-vjeçar i një autobusi të Kosovës, në përmbysjen e të cilit 10 pasagjerë mbetën të vdekur të dielën, mbrojti veten gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Slavonski Brod me heshtje.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi kroat Index.Hr.

Pas marrjes në pyetje, Avokati i Zëvendës i Shtetit të Qarkut Franjo Kopunić tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të.

“Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, dmth paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së mundshme të largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg. Sot ai deklaroi vetëm rreth paraburgimit ai nuk dha asnjë dëshmi, “tha ai. Zëvendës i Avokatit të Shtetit të Qarkut Kopunić.