Një muaj paraburgim për nënën 27 vjeçare që dyshohet se mbyti foshnjën

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nënës 27 vjeçare M.B. e cila dyshohet se mbyti foshnjën e saj të gjinisë mashkullore menjëherë pas lindjes.

Para dy ditësh është arrestuar M.B pasi dyshohet se mbyti me rroba foshnjën e saj të porsalindur.

Nëna 27 vjeçare e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë, ku edhe e kishte lindur e vetme. Kjo ngjarje u zbulua para dy ditësh nga policia.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor, raporton PrizrenPress.

Familjarët e saj thonë se nënë a re e ka mbytyr beben me rroba, ata po ashtu deklaruan se M.B ka mbytyr edhe më parë një foshnjë.

Për mbytjen edhe të një bebe tjetër, prokuroria nuk ka informacion, por kjo edhe mund të hetohet, tha Kryeprokurori Admir Shala.

“Ta shohim a është i vërtetë ky informacion, kemi me verifiku….Edhe nëse e zbulojmë do të fillojmë hetime për vrasjen e dytë”, tha Shala.

Mjekët kanë konstatuar se nëna është ne gjendje të mirë mendore, prandaj dyshohet se krimin e kreu me vetëdije të plotë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.