Një mjek dhe dy infermier të QKMF së Suharekës rezultuan negativ për COVID-19

Sot nga ekipi i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) u testuan një mjek dhe dy infermier të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Suharekës për Coronavirus COVID-19.

Këta të tre u testuan pasi pasi patën kontakt dy javë më parë në vendin e punës me pacienten test-pozitive, të vetmën në Komunën tonë.

Ata qëndruan në vetëkarantinë për 14 ditë në mbështetjen e familjes dhe kolegëve të të punës.

Rezultati i fundit nga IKShPK tregon që të tre dolën negativ.

QKMF e Suharekës kanë falënderuar tre kolegët për sakrificën profesionale duke i uruar shëndet dhe suksese tjera në profesion.

Kujtojmë se ditën e enjte SuharekaOnline ka raportuar se gjashtë persona nga Suhareka do të testohen për covid-19 të cilët sipas Dr.Fadil Kryeziu nga Instituti Kombëtar i Shëndetëdisë Publike të Kosovës kanë rezultuar negativ.

RAPORTO