Dy të vdekur dhe 104 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

21.09.2020

IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë). Që nga marsi kur në Kosovë janë identifikuar rastet e para me koronavirus deri më sot kanë humbur betejen me COVID-19, 615 pacient, njofton […]

Dy të vdekur dhe 104 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit Foto: Ilustrim

IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë).

Që nga marsi kur në Kosovë janë identifikuar rastet e para me koronavirus deri më sot kanë humbur betejen me COVID-19, 615 pacient, njofton SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.