Një i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15.09.2020

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur vetëm një person nga koronavirus. Që nga marsi kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me virus deri më tani janë shënuar 601 viktima, raporton SuharekaOnline. Përveç një viktime që është shënuar gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 […]

Një i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur vetëm një person nga koronavirus.

Që nga marsi kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me virus deri më tani janë shënuar 601 viktima, raporton SuharekaOnline.

Përveç një viktime që është shënuar gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe 71 pacient.

Gjithashtu, një rast pozitiv është identifikuar në Komunën e Suharekës, në fshatin Vraniq.