Një i vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit Kosovë

12.08.2022

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19. Sot janë shëruar 1,155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 255,317. Në total numri i rasteve aktive është 6,925. Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha […]

Një i vdekur dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Sot janë shëruar 1,155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 255,317.

Në total numri i rasteve aktive është 6,925.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.907 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.313 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.801 doza të treta dhe 1,592 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.