Një i vdekur dhe mbi 60 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

01.09.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 516 testime 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 363 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është […]

Një i vdekur dhe mbi 60 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 516 testime 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 363 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 267,318.

Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 25.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.580 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.007 doza të treta dhe 1,721 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.