Një i vdekur dhe mbi 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

27.08.2022

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 798 teste 166 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus. Sot janë shëruar 519 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është […]

Një i vdekur dhe mbi 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 798 teste 166 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 519 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 265,971.

Në total numri i rasteve aktive është 1,900.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.985 doza të treta dhe 1,702 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.