Një i vdekur dhe mbi 1 mijë e 300 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
- 30.07.2022
- 0 komente
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se nga 3.423 testime, 1,332 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.
Sot janë shëruar 1,605 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 239,732.
Në total numri i rasteve aktive është 10,410.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 120 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës anti-COVID.

KOMENTE0
Leave a Reply