Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

07.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,575 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,575 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gjakovës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,819 raste prej 684,078 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,262 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (4), Gjilan (2), Gjakovë (1), Junik (1) dhe Pejë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,405.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Pejë (3), Obiliq (2), Lipjan (1), Prishtinë (1) dhe Gjilan (1).

Në total numri i rasteve aktive është 152./SuharekaOnline/