Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

20.06.2021 / Lajme


Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar edhe 1 viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 20 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Në total numri i rasteve aktive është 174.

Mbani maskat

!Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit