Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.295 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Malishevë 1 rast.

Numri total i rasteve pozitive është 107,466 raste dhe 2,244 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.711 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Gjakovë (2), Vushtrri (1) dhe Prizren (1).

RAPORTO