Një i vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

01.03.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498. Në total numri i rasteve aktive është 1.696. Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

Një i vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.498.

Në total numri i rasteve aktive është 1.696.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.813.440 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.179 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.546 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.