Një i vdekur dhe 5 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 5 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,014 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Podujevës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,512 raste dhe 2,246 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 155 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,343 raste.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (3), Ferizaj (1), Podujevë (1).

LEXO EDHE:  Policia e Kosovës dënon mbi 30 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID
RAPORTO