Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

09.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,114 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 21 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,114 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 21 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Prizrenit.

Numri total i rasteve pozitive është 107,533 raste dhe 2,247 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 111 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104,454 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 832.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (8), Pejë (3), Podujevë (2), Gjakovë (2), Lipjan (1), Malishevë (1), Gjilan (1), Shtime (1), Vushtrri (1), Prishtinë (1).

Të shëruarit janë nga komunat: Prishtinë (62), Ferizaj (12), Fushë Kosovë (11), Podujevë (6), Gllogoc (5), Lipjan (2), Vushtrri (2), Pejë (2), Malishevë (2), Skenderaj (2), Klinë (1), Mitrovicë (1), Deçan (1), Prizren (1), Gjakovë (1).