Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

22.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,963 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,963 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Pejës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,673 raste dhe 2,253 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan (10), Obliqi (2), Prishtinë (2), Prizren (1), Podujevë (1), Deçan (1), Malishevë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.255.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (4), Gllogoc (2), Podujevë (2), Mitrovicë (2), Prizren (2), Vushtrri (1), Pejë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 165./SuharekaOnline/