Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

10.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,660 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,660 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Gllogocit.

Numri total i rasteve pozitive është 107,544 raste dhe 2,248 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 104.563 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (3), Lipjan (2), Prizren (2), Gllogoc (2), Gjilan (1), Mitrovicë (1).