Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

26.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,658 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,658 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Gjakovës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,725 raste dhe 2,257 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (2), Gjilan (2), Deçan (2), Podujevë (1), Vushtrri (1), Gllogoc (1), Gjakovë (1) dhe Prizren (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105.298.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Ferizaj (2), Istog (2), Deçan (1) dhe Fushë Kosovë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 170./SuharekaOnline/