Një femër sulmoi fizikisht familjaren e saj në Shirokë, ndërhynë policia

13.01.2023

Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit, pasi që raste të tilla po raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës. Një rast i tillë është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë dje rreth orës 19:11, raporton SuharekaOnline. Sipas burimeve bëhet e ditur se në Shirokë të […]

Një femër sulmoi fizikisht familjaren e saj në Shirokë, ndërhynë policia Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet njëra ndër sfidat më të mëdha për institucionet e vendit, pasi që raste të tilla po raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë dje rreth orës 19:11, raporton SuharekaOnline.

Sipas burimeve bëhet e ditur se në Shirokë të Suharekës një e dyshuar ka sulmuar fizikisht një tjetër, e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore.

Tutje është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Poashtu, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara dhe viktima janë liruar në procedurë të rregullt.