Nitaj: Pesë arsyet pse duhet të votohet Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka përmendur pesë arsyet se pse duhet të votohet Ramush Haradinaj.

Nitaj në një postim në rrjetin e tij social Facebook, u shpreh se qytetarët e Kosovës, më shumë se asnjeherë më parë po rreshtohën pas Haradinajt.

“Por qytetaret e Kosovës, sot me shume se sa asnjëherë, po rreshtohen pas Ramush Haradinajt për disa arsye shume te forta:”

1. Pse e kundërshtoi ndryshimin e kufijve;

2. Pse Federica Mogherinjt ia hoqi prej tavolinës temën e ndarjes;

3. Pse nuk pranoi te hiqej taksa 100 % pa njohje;

4. Pse e përmbylli procesin e krijimit te ushtrisë se Kosovës;

5. Pse nuk u nënshtrua për asnjë nga këto kërkesa dhe dha dorëheqje si burrat dhe mandatin ia ktheu sovranit!

” Më e thjeshtë se kaq nuk bëhet! Të tjerat janë broçkulla”, ka shkruar ai.

RAPORTO