07.11.2019, 17:12

NISMA Socialdemokrate e dorëzon ankesën në PZAP, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve

Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare nga KQZ-ja, por Nisma Socialdemokrate nuk e “pranoi” këtë rezultat duke thënë se ky institucion ka fabrikuar votat.

Ndërsa sot gjatë ditës Nisma kishte mbajtur një konferencë për media duke thënë se do të dorëzojnë ankesë në PZAP, po ashtu këtë tashmë edhe e kanë bërë duke e dorëzuar ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Endrit Shala nga Nisma pasi u publikuan rezultatet nga KQZ-ja, ai deklaraoi se këto janë rezultatet janë të fabrikuara pasi janë numëruar edhe votat e ardhura nga Serbia.

Mul Desku ka bërë të ditur se në PZAP janë duke pranuar ankesa nga palë të ndryshme ankimore, ndër to edhe Nisma.

LEXO EDHE:  KQZ-ja në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme për rinumërimin e 1472 vendvotimeve

Afati për parashtrimin e ankesave është për 24 orë pas publikimit të rezultateve.

Kujtojmë që koalicioni Nisma-AKR nuk ia doli ta kalojë pragun zgjedhor, duke siguruar 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.