NISMA reagon pas vendimit të KQZ-së për t’i rinumëruar votat në 303 vendvotime

09.10.2019

KQZ ka marrur vendim që të rinumërohen votat në 303 vendvotime, pasi që ka pasur gabime teknike në fletëvotime. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nisma Socialdemokrate e cila reagoi përmes një konference për media, ku thuhet se Komisioni Qendror ka marrë vendim siç kanë pretenduar edhe ata. Zyrtari i lartë i Nisma-s, Bilall Sherifi […]

NISMA reagon pas vendimit të KQZ-së për t’i rinumëruar votat në 303 vendvotime Foto: Ilustrim

KQZ ka marrur vendim që të rinumërohen votat në 303 vendvotime, pasi që ka pasur gabime teknike në fletëvotime.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nisma Socialdemokrate e cila reagoi përmes një konference për media, ku thuhet se Komisioni Qendror ka marrë vendim siç kanë pretenduar edhe ata.

Zyrtari i lartë i Nisma-s, Bilall Sherifi përmes një konference për media tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund e pranoi gabimin që është bërë në ditën e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

“KQZ mori vendim ashtu siç kemi pretenduar ne se ka pasë gabime në formularë, edhe për kundër faktin që PZAP ka refuzuar që ta trajtojë, KQZ megjithatë më në fund pranoi gabimin”, ka thënë Sherifi.

Po ashtu ai tha se: “KQZ ka pranuar se ka gabime në formular pra teknike, që në fakt ato kanë qëne gabime në bartjen e të dhënave”.

Ndërkohë Sherifi tha se ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej, askush nga Nisma nuk është duke e kontestuar daljen në zgjedhje.

“Jemi të kënaq me fillimin e pranimit të gabimit. Ky vendim duhet të shtrihet edhe më tej. Askush nga Nisma nuk është duke e kontestuar daljen në zgjedhje, deri në këtë pikë jemi në rregull, nga momenti kur janë hapur kutitë janë numëruar votat dhe ka filluar bartja e tyre në formularë aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave”, ka shtuar Bilall Sherifi.