NISMA përkrah Haradinajn, kundër heqjes së taksës!

29.01.2019

Kryetari i grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi ka komentuar propozimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për produktet serbe e boshnjake. Sherfifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për […]

NISMA përkrah Haradinajn, kundër heqjes së taksës! Foto: Ilustrim

Kryetari i grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi ka komentuar propozimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për pezullim të taksës për produktet serbe e boshnjake.

Sherfifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën!

Heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies, inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën!

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndejkur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran!

Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar!

Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njetë. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intenzitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën!