NISMA në Kuvend, VV humb 3 deputetë, LDK, PDK dhe koaliconi AAK-PSD humbasin nga një deputet

11.11.2019

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, por për këto rezultate shprehën shumë pakënaqësi subjektet politike, duke dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku ky institucion mori vendim që të anulohen votat e ardhura nga Serbia dhe ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i […]

NISMA në Kuvend, VV humb 3 deputetë, LDK, PDK dhe koaliconi AAK-PSD humbasin nga një deputet Foto: Ilustrim

Të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, por për këto rezultate shprehën shumë pakënaqësi subjektet politike, duke dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku ky institucion mori vendim që të anulohen votat e ardhura nga Serbia dhe ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i 1472 vendvotimeve dhe nëse kjo ndodh atëherë njohësi i çështjeve, Albert Krasniqi ka thënë se do të ndryshojnë edhe numrat e ulëseve që kanë partitë politike në Kuvend të Republikës së Kosovës.

Nëse vendimi i PZAP-it mbetet përfundimtar atëherë sipas Krasniqit koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë (6) ulëse në Kuvend të Republikës së Kosovës, raporton GazetaExpress.

Ndërsa deputetët e rinj të këtij koalicioni do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi, Albulena Balaj Halimaj.

Po ashtu Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin do të ketë tre deputetë më pak, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) një deputet më pak si dhe nga një deputet më pak do ta kenë edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e koalicioni AAK-PSD.

Shkrimi i plotë:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj
2. Behxhet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak