NISMA ‘largon’ nga pozita e zëvendës ministrit, Besnik Hotin, djalin e dëshmorit!

NISMA Socialdemokrate ditë me parë bëri tri lëvizje me pozitat e zëvendësministrave. Dy anëtarë të saj i emëroi Zëvendësministra ndërsa të tretin e ka liruar nga detyra.

Bëhet fjalë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, që u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, i cili është djali i poetit dëshmor, mjekut liridashës, dëshmorit të kombit dr. Fahredin Hotit.

Portofoli i tij në Ministrinë e Punëve e Jashtme mbulonte kryesisht Diplomacinë Ekonomike dhe Akademinë Diplomatike.

Hoti nga shumëkush llogaritej si njëri nga kuadrot më me perspektivë në diplomacinë kosovare por si duket partia NISMA nuk e kishte në agjenden e sa të politikës së ditore.

Në këtë pozitë është emëruar Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe në vend të tij është emëruar zëvendësministër Besnik Berisha i cili në të kaluarën si zyrtar i ministrisë së Punëve të Brendshme kishte pasur mjaftë punë me gjykatat dhe drejtësinë.

RAPORTO