NISMA do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për rinumërimin e votave

09.10.2019

Xhevdet Smakiqi, anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kurrë nuk do t’i përgjigjej negativisht një kërkese të Listës Serbe. Ai ka folur kështu në kontekst të kërkesës së subjektit të tij për rinumërim të votave, që PZAP e ka refuzuar. Smakiqi ka thënë se rinumërimi […]

NISMA do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për rinumërimin e votave Foto: Ilustrim

Xhevdet Smakiqi, anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kurrë nuk do t’i përgjigjej negativisht një kërkese të Listës Serbe.

Ai ka folur kështu në kontekst të kërkesës së subjektit të tij për rinumërim të votave, që PZAP e ka refuzuar.

Smakiqi ka thënë se rinumërimi është domosdoshmëri ligjore.

“Defekti teknik ka pasur efekt në diskriminim ndaj komunitetit Egjiptian. Çka nëse në këtë defekt të formularit të numërimit të KQZ-së të ishte defekti në numrin e Listës Serbe apo ta zëmë partive relevante me fuqi politike? Formularët e mangët të KQZ, në te gjitha vendvotimet në Republikë kanë eliminuar nga gara komunitetin Egjiptian pra Partine Liberale Egjiptiane me numrin garues 111, pasi që zyrtaret e KVV-ve, nuk kanë pasur hapësire ku t’i vendosin rezultatet e kësaj partie garuese si rezultat komisionarët dhe Kryesuesit e Vendvotimeve kanë vepruar apo shkelur nenin 101.pargrafi 4, nenin 102 paragrafi 2 dhe rregullën zgjedhore 21 të KQZ-së”, ka thënë ai në RTK.

“PZAP kurrë nuk do të refuzonte një ankesë të Listës Serbe, për më tepër do të dridheshin nga deklaratat e ambasadorëve të Quinit-it siç ka vepruar sot me hedhjen e ankesës së NISMA, LDK dhe PDK”.

“PZAP sot ka qenë i anshëm dhe i ndikuar nga faktorë politikë. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme që të vërtetojë shkeljet e rënda në saktësi dhe transparencë dhe jo diskriminim siç e parashikon neni 101 dhe 102 i Ligjit për Zgjedhjet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Nisma do të kalojë pragun, duke siguruar 5.5 për qind të votave, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga diaspora.