Nisi gjykimi në mungesë për masakrën e Mejës, 53 të akuzuar para drejtësisë

para 34 dite

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur sot gjykimi në mungesë ndaj 53 personave të akuzuar për masakrën e Mejës, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Kjo

Nisi gjykimi në mungesë për masakrën e Mejës, 53 të akuzuar para drejtësisë

seancë e parë gjyqësore shënon një hap të rëndësishëm drejt adresimit të krimeve të rënda të kryera gjatë konfliktit.

Masakra e Mejës, e ndodhur në prill të vitit 1999, la pas vetes 370 civilë shqiptarë të vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe, shumica prej tyre burra e djem. Kjo ishte një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës, e cila tronditi opinionin publik ndërkombëtar.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm 53 avokatë, të caktuar sipas detyrës zyrtare për të përfaqësuar 53 të akuzuarit, të cilët po gjykohen në mungesë. Aktakuza për këtë rast është ngritur më 8 dhjetor 2023.

Ky gjykim vjen në kuadër të një numri më të gjerë aktakuzash për krime lufte. Që nga viti 2018, janë ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave, ku një pjesë e madhe e tyre dyshohen për përfshirje në masakrën e Mejës.

Gjatë luftës së dy dekadave më parë, rreth 13,500 vetë u vranë dhe rreth një milionë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, me shumicën dërrmuese të viktimave që ishin shqiptarë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, për këto dhe krimet e tjera, deri më tani janë dënuar gjithsej 72 persona: 38 shqiptarë dhe 34 pjesëtarë të forcave serbe.

Etiketat

Ofertat e fundit