Nis peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30%

25.06.2022

Deputeti i PDK-së njëherit edhe iniciues i kësaj nisme, Bekim Haxhiu ka theksuar se për të shkuar në Kuvend, duhet të jenë të grumbulluara 10 mijë nënshkrime. “Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund […]

Nis peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30% Foto: Ilustrim

Deputeti i PDK-së njëherit edhe iniciues i kësaj nisme, Bekim Haxhiu ka theksuar se për të shkuar në Kuvend, duhet të jenë të grumbulluara 10 mijë nënshkrime.

“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit.

Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës. Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, ka shkruar Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq, organizatorët kanë shtuar se do bëjnë të ditur edhe lokacionin se ku do të jetë mundësia që të nënshkruhet ky peticion në të gjitha qytetet e Kosovës.

Kujtojmë se, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, deputet nuk e miratuan në parim Projektligjin që lejon tërheqjen e kursimeve nga Trusti deri në 30 për qind (%). Kundër këtij Projektligji kanë votuar deputët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku nga 102 deputetë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.