Nis lehtësimi i masave edhe në Qendra Korrektuese, nga dita e premte fillon pranimi i rrobave për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes.

Shërbimi Korrektues i Kosoves ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.