Ngritja e çmimeve të naftës, e papërballueshme për qytetarët: S’ka ku me shku më keq
Disa prapa kamerës kërkojnë që Qeveria t’u dalë në ndihmë dhe të hiqet akciza për derivate të naftës. Një qytetar për Ekonomia Online tha se çmimet e karburanteve nuk kanë ku të shkojnë më keq. Sipas tij kryeministri aktual është fajtor për këtë krizë. “S’ka ku me shku më keq, kjo është nevojë për familje, […]
Disa prapa kamerës kërkojnë që Qeveria t’u dalë në ndihmë dhe të hiqet akciza për derivate të naftës.
Një qytetar për Ekonomia Online tha se çmimet e karburanteve nuk kanë ku të shkojnë më keq. Sipas tij kryeministri aktual është fajtor për këtë krizë.
“S’ka ku me shku më keq, kjo është nevojë për familje, për fabrika, për të gjitha. Me 10 euro vitin e kaluar gati 9 litra ja kemi qit ose 10. Tash 20 euro 12 litra. Qeveria nuk po e dëgjon askënd, e ka marr Albin Kurti ai e solli këtë krizë këtu”, u shpreh ai.
Po ashtu, një tjetër qytetar tha se duke e pasur parasysh standardin e jetës në Kosovë, këto çmime janë të papërballueshme..
“Duke e krahasuar standardin e Kosovës, çmimi është shumë i lartë. Pavarësisht se ka njerëz që e kanë 300 euro rrogën edhe nuk munden të ja dalin”.
Ai thotë se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet çmimet janë 100% të larta. Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të largojë TVSH, e të ju ndihmoj qytetarëve, bizneseve e bujqëve.
“Ka qenë çmimi për gjysmë më i lirë. Tash është 100% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet ta heq TVSH-në, me zbut doganën dhe me ua lehtësua bizneseve, bujqve, qytetarëve e të gjithëve”, thotë ai.