Ngriten çmimet e derivateve, Kosova vendi i parë që rrit çmimet, dhe i fundit që i zbret ato

01.02.2022

Në fillim të këtij viti ishte paralajmëruar për rënie të çmimeve të derivateve, por muaji i dytë i 2022’s ka filluar me rritje të ndjeshme të naftës si dhe benzinës. Deri në 1.35 euro për litër në disa pompa të derivateve ka shkuar çmimi i derivateve, ndërkaq çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.33 […]

Ngriten çmimet e derivateve, Kosova vendi i parë që rrit çmimet, dhe i fundit që i zbret ato Foto: Ilustrim

Në fillim të këtij viti ishte paralajmëruar për rënie të çmimeve të derivateve, por muaji i dytë i 2022’s ka filluar me rritje të ndjeshme të naftës si dhe benzinës.

Deri në 1.35 euro për litër në disa pompa të derivateve ka shkuar çmimi i derivateve, ndërkaq çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.33 euro për litër.

Çmimi i gazit ka shkuar deri në 81 cent për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani e ka arsyetuar ngritjen e çmimeve të derivateve me rritjet që kanë ndodhur në tregjet ndërkombëtare.

Ndonëse në disa pompa të derivateve çmimet janë të larta, kryetari i naftëtarëve ka theksuar se çmimet e benzinit sillet nga 1.25 deri në 1.32, ndërkaq të dizellit nga 1.23 deri në 1.30.

“Çmimet e derivateve i përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet janë rritën në të gjitha tregjet ndërkombëtare dhe normal që ka filluar të reflektojë edhe në Kosovë. Sot çmimet sillen për benz sillen nga 1.25 deri në 1.32 dhe dizell nga 1.23 deri në 1.30.