Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ASK dhe KEDS me deklarata të kundërta

Pas publikimit të statistikave nga ASK ku thuhet se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë janë ngirtur ka reaguar KEDS.

KEDS përmes një postimi në facebook ka reaguar menjëherë pas publikimit të statistikave nga ASK sa i përketë ngrijtës së çmimit të energjisë elektrike.

“Sot në disa portale ka dalë një lajm i pavërtetë se gjoja çmimet e energjisë elektrike janë rritur në Kosovë. Kjo nuk është e vërtetë. Portalet thirren në raportin e Agjencinë së Statistikave të Kosovës.
Çmimet e energjise elektike nuk janë ngritur në Kosovë asnjë cent tash e disa vjet” shkruan KEDS në facebook. 

“Autoriteti për lëvizje të çmimeve të energjisë elektrike është Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ajo nuk ka marrë asnjë vendim pë rritje të çmimeve. Ju lutem drejtojuni këtij instituconi, pasi është më kredibili për çmimet e energjisë elektirke” thuhet tutje nga KEDS.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.