Ngarendjet pas qizmeve në mes të natës nëpër shtalla, nuk po arrijnë t’ia mbulojnë dështimet kryetarit

21.11.2018

Në një reagim të LDK-së dega në Suharekë përmes Facebook vlerësohet se ngarendjet pas qizmeve në mes të natës nëpër shtalla, kërcimet nëpër eskavatorë, madje edhe vrapimi pas promovimit të projekteve të huaja- sa për të nxjerrë postime nëpër rrjetet sociale- nuk po arrijnë t’ia mbulojnë dështimet kryetarit aktual të Therandës. Ky është postimi i plotë […]

Ngarendjet pas qizmeve në mes të natës nëpër shtalla, nuk po arrijnë t’ia mbulojnë dështimet kryetarit Foto: Ilustrim

Në një reagim të LDK-së dega në Suharekë përmes Facebook vlerësohet se ngarendjet pas qizmeve në mes të natës nëpër shtalla, kërcimet nëpër eskavatorë, madje edhe vrapimi pas promovimit të projekteve të huaja- sa për të nxjerrë postime nëpër rrjetet sociale- nuk po arrijnë t’ia mbulojnë dështimet kryetarit aktual të Therandës.

Ky është postimi i plotë i kësaj dege:

“Siq shihet në tabelat e mëposhtme, qeveria e AAK – së me në krye Bali Muharremajn, nuk po mund të arrijë shifrën e inkasimit të mjeteve vetanake as në vitin promovues të tij, krahsauar me vitin 2017 pra vitin e fundit të qeverisjes së LDK-së, gjatë së cilit u zhvilluan dy parë zgjedhje. Që nënkupton se gjatë vitit zgjedhor, mbledhja e mjeteve bëhet më sfiduese, megjithatë ishte më i sukseshëm se ai aktual. Bali Muharremaj që erdhi në pushtet me pompozitet dhe premtime madhore, se me të do të ndodhë vet “mrekullia” në Komunën ton[. Gjatë qeverisjes së tij aktuale, po tregon qartë se brenga e tij kryesore është interesi i tij përsonal i cili zakonisht bie ndesh me atë qytetar. Këto pasqyra financiare nuk tregojnë vetëm stagnim por edhe më keq – kthim mbrapa. Kryetarit aktual duam të ja kujtojmë se më 2013 qeveria e atëhershme e AAK – së në Therandë të hyrat vetanake i pat realizuar në vlerë prej 1.453.395, 88 euro ndërkaq qeverisja e LDK – së rriti inkasimin prej 1.632.167,66 euro që i bie se rriti buxhetin për 178.000 euro. Ndërkaq raporti nëntë mujor i vitit 2018 i qeverisjes së AAK-së është për 11480 euro më i vogël se i vitit paraprak nën qeverisjen e LDK-së. Pra në të dy krahasimet AAK qëndron dukshëm mbrapa asaj të LDK-së.