Nga sot udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara

19.04.2021

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i përditësuar me 17 prill 2021. Dispozitat e Dekretit në fjalë hyjnë në fuqi nga 19 prill […]

Nga sot udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara Foto: Ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i përditësuar me 17 prill 2021.

Dispozitat e Dekretit në fjalë hyjnë në fuqi nga 19 prill 2021 dhe parashikojnë këto ndryshime sa i përket hyrjes në Itali:

Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, kurse masa të obligueshme janë testi RT – PCR negativ i bërë në 48 orët e fundit para se të hyni në territorin italian dhe periudha e vetë-izolimit të detyrueshëm prej 10 ditësh. Pas përfundimit të vetë-izolimit, është e obligueshme përsëritja e tamponit.

Të liruar nga tamponi dhe masa e vetë-izolimit: janë të gjithë ata që hyjnë në territorin italian për një periudhë prej 120 orësh, për arsye të dëshmuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë, duke respektuar detyrimin që pas këtij afati të lëshojnë territorin italian; si dhe të gjithë shtetasit kosovarë mund të kalojnë tranzit përmes territorit italian, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes;

Lëvizjet brenda territorit italian: Dekreti i Qeverisë Italiane i datës 01 prill 2021 parasheh masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19 për lëvizjet brenda territorit italian, të cilat do të jenë në fuqi deri me 30 prill 2021. Lëvizjet brenda vetë komunës janë të lejuara, përveç në raste të dëshmuara për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi të keni me vete formularin e vetë deklarimit ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

Masat ne fuqi të vlefshme në Republikën e Kosovës: qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet¬ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

 Përjashtim bëjnë: Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore; Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19; Qytetari i huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshoj territorin e Kosovës brenda 5 orësh; Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

Lëvizjet brenda territorit të Kosovës: Kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00, përveç: rasteve të natyrës urgjente, qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë dhe shërbime publike. Operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.