Nga sot Qeveria mbulon shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka bërë të ditur se është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria e Kosovës.

“Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria.

Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend” ka shkruar Havolli.

LEXO EDHE:  Testet për COVID-19, LVV kërkon të dijë aksionarët dhe pronarët e laboratorëve privatë të licencuar
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.