Nga sot në Kosovë do të trefishohet kapaciteti i testimeve për COVID-19

08.10.2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19. Ky është një lajm i mirë për Kosovën sepse nga sot kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri […]

Nga sot në Kosovë do të trefishohet kapaciteti i testimeve për COVID-19 Foto: Hadassah Ein Kerem medical team members, wearing protective gear, are handling a Coronavirus test sample of Hadassah Ein Kerem workers at the Hadassah Ein Kerem Hospital in Jerusalem on March 24, 2020. Photo by Yossi Zamir/Flash90 *** Local Caption *** קורונה וירוס מגיפה מגן דוד אדום צוות רפואי הצלה בדיקות נשאים הדסה עין כרם

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, nga sot, janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR, për Covid 19.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën sepse nga sot kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani.

Zemaj njofton se këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjithashtu, ai thotë se ky donacion në kohë pandemie është shumë i çmuar.

“Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie”.