Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasa të X-ta

Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, MASh ka marr vendim me 6 gusht ku ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.

Sipas njoftimit të MASh nxënësit e interesuar për regjistrim në klasën e X-të duhet ti dorëzojnë dokumentet prej 17-21 gusht 2020 nga ora 08:00 – 16:00 dhe shpallja e rezultateve bëhet më 24 gusht.

Gjatë aplikimit nxënësit duhet të dorëzojnë fletparaqitjen (që merret nga shkolla ku aplikon), dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasa 6 -9) dhe certifikatën e lindjes.

Nxënësi që aplikon për tu regjistruar në klasën e X-të duhet ti plotësojë këto kritere: nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasa 6-9) 60 pikë, nota mesatare nga lëndët prioritare (klasa 6-9) 40 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.