Nga sot, fillon matja e emetimit të gazrave të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përmes një komunikate për media ka njoftuar, se nga sot fillon matja e emetimit te matjes se gazrave te automjeteve.

Të nderuar
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  ju njofton për fillimin e implementimit të matjes së gazrave të automjeteve.

Është shumë e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për rëndësinë e këtij procesi që buron nga Udhëzimi Administrativ. Faleminderit për bashkëpunim!

Pulla Mjedisore ka funksionin të përdoret që gjatë procesit për matjen e gazrave dalëse nga automjetet motorike duke i radhitur nga kategoritë përkatëse.

Vendimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, obligon që Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjetëve dhe të Homologimit, të fillojë që nga fillimi i muajit Qershor të bëhet zbatimi i këtij vendimi.

Ky vendim nga MIT është i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016, kjo pullë mjedisore, është një shenjë e cila vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjetit, e cila tregon nivelin e gazrave që shkaktohen nga automjeti.

Ky vendim për pullën mjedisore nga MIT është bërë për shkak që të bëhet reduktimi i ndotjes së ajrit nga gazrat e automjeteve, ku bëhet përcaktimi i zonave të lejuara dhe të ndaluara.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.