Nga sot duhet të keni dëshmi të vaksinimit për të hyrë në qendra tregtare dhe për transport publik e privat

06.12.2021

Sipas këtyre masave të reja, qytetarët duhet të bëjnë prezantimin e dëshmisë së vaksinimit, për të përdorur transportin publik dhe atë privat. Po ashtu, qytetarët duhet të kenë dëshmi të vaksinimit për të hyrë në qendra tregtare si dhe në lokale të gastronomisë. “Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve […]

Nga sot duhet të keni dëshmi të vaksinimit për të hyrë në qendra tregtare dhe për transport publik e privat Foto: Certifikata e vaksinimit / Çlirim Gashi

Sipas këtyre masave të reja, qytetarët duhet të bëjnë prezantimin e dëshmisë së vaksinimit, për të përdorur transportin publik dhe atë privat.

Po ashtu, qytetarët duhet të kenë dëshmi të vaksinimit për të hyrë në qendra tregtare si dhe në lokale të gastronomisë.

“Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR”, thuhet në njoftim.