Nga shtatori, Ramush Haradinaj nis takimet me qytetarë

22.08.2022

Ramush Haradinaj ka thënë se nga java e parë e muajit shtator do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit. Këtë formë bashkëbisedimi Haradinaj ka thënë se po e bën për shkak të situatës së krijuar ekonomike e politike në Kosovë. “Të nderuar anëtarë e simpatizantë të […]

Nga shtatori, Ramush Haradinaj nis takimet me qytetarë Foto: Ilustrim

Ramush Haradinaj ka thënë se nga java e parë e muajit shtator do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Këtë formë bashkëbisedimi Haradinaj ka thënë se po e bën për shkak të situatës së krijuar ekonomike e politike në Kosovë.

“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës
Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike.
Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.
Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve” shkruan Haradinaj në njoftim