Nga Reçaku Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës

10.12.2019

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të respektojë afatet ligjore dhe kushtuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit “Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, u përgjigj shkurt Thaçi, i pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së […]

Nga Reçaku Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës Foto: Hashim Thaçi - Associated Press

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të respektojë afatet ligjore dhe kushtuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit

“Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, u përgjigj shkurt Thaçi, i pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

Ai këto komente i ka bërë pas homazheve që bëri në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka filluar të rrjedhë edhe zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, njofton EkonomiaOnline.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30-ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Kushtetuta e parasheh që presidenti i Kosovës të thërrasë seancën e parë të Kuvendit, por Kuvendi mund të mblidhet dhe vetë.