Nga Qendra e Studentëve 7 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, 650 të tjerë u liruan

Në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, momentalisht janë 338 persona.

Si mënyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës më 17 mars të këtij kishte marrë vendim që Qendrën e Studentëve ta shndërrojë në karantinë.

Që nga ajo kohë e deri më sot në këtë qendër kanë qenë të vendosur mbi një mijë persona të cilët janë kthyer nga vendet e ndryshme të botës.

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se aktualisht në Qendrën e Studentëve janë të vendosur 338 persona, shkruan lajmi.net.

Sipas Sadikut deri më tani janë testuar 650 persona ku shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Postimi i plotë i Sadikut pa ndërhyrje:

Sot nga Karantina në Qendrën e Studentëve.

Dita e 35 e Karantinës,

Mbi 1000 persona deri tash janë vendosur nê Karantinë.

Deri me tani janë testuar dhe liruar 650 persona.

Vetëm 7 kanë qenë poztive për COVID19.

Tani janë 338 veta në Karantinë.

Po pregaditemi edhe për grupet tjera që do të kthehen në Kosovë.

Falenderim të gjithë atyre që kanë kontribuar e veqanarishtë stafit të Qendrës së Studentëve, Stafit mjeksësor të IKSHP dhe miekësisë familjare të Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Drenasit, stafit të Qendrerës Operative Emrgjente të MSH,Policisë së Kosovës, FSK dhe vullnetarëve!. 

RAPORTO